VILLAREAL FITON
Bakambu neutralizon aspirinët
10 March, 2016 @22:59
Sulmuesin kongolez i Villarealit, Cedric Bakambu, që arriti këtë stinor në ekip nga Bursaspori ka vazhduar të shënojë gola për ekipin e tij.
Bakambu 24 vjeç i lindur në Francë dhe i rritur në shkollë të Sochaux-së ka shënuar dy herë në fitoren 2-0 të Villarealit ndaj Bayer Leverkusenit, që s’po këndellet assesi pas dy humbjeve dhe një barazimi në Bundesligë.
Sidoqoftë, aspirinët do të shpresojnë në rikthim javën tjetër në Bay Arena të Leverkusenit, derisa nëndetsja e verdhë spanjolle shkon me kapital dygolësh atje.
All Goals - Villareal 2-0 Bayer Leverkusen… by akainuxace