Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - BALLKANI

Ndalet në Mitrovicë, lëshon mundësinë për kryesim

Ndalet në Mitrovicë, lëshon mundësinë për kryesim


10 November, 2019 @14:55

Gabimin e Gjilanit ndaj Drenicës nuk ka mundur ta shfrytëzojë dot Ballkani i Ismet Munishit, i cili sot u ndal pa gola nga Trepça ‘89 në Mitrovicë, duke e shpërdoruar kështu mundësinë për kryesimin e Superligës.

Përgjatë ndeshjes mundësi për shënim kishin të dyja skuadrat, mirëpo portat mbeten të paprekura dhe skuadrat u detyruan të kënaqen me barazim 0-0.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që Ballkani të ketë pikë të barabarta me Gjilanin lider, por të jetë në vendin e dytë për shkak të golaverazhit, kurse Trepça ‘89 në anën tjetër këtë sezon po lufton për mbetje në elitë.

Xhiron që vjen, Trepça ‘89 i shkon Prishtinës në “Fadil Vokrri”, kurse Ballkani e pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga