PARA NDESHJEVE MIQËSORE
Ndërrohet një lojtar te Kosova U-21
24 March, 2021 @15:54
Kombëtarja U21 është duke vazhduar përgatitjet në Doha për dy miqësoret kundër Katarit, që do të zhvillohen më 26 dhe 29 mars.
Dardanët e rinj nën drejtimin e përzgjedhësit Michael Nees dhe stafit të tij po punojnë me përkushtim para këtyre dy sfidave që do t’u shërbejnë si test për ndeshjen e parë të ciklit kualifikues të Evropianit që do të zhvillohet në muajin qershor ndaj Andorrës.
Do theksuar se në këtë grumbullim në vend të Mark Marlekut, të cilin klubi i tij nuk e lejoi të udhëtojë për shkak të situatës me Covid-19 është ftuar Baton Zabërgja, derisa nga lista e publikuar më herët mungon edhe Adrion Pajaziti, cili po ashtu nuk arriti të udhëtojë për Doha, për shkak që masave antiCovid-19 që i ka vendosur shteti britanik.