VENDIMI I KD
Trepça’89 në procedurë disiplinore
24 March, 2021 @15:04
Skuadra mitrovicase Trepça’89 është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni disiplinor i FFK-së, shkalla e parë.
Kjo pasi që është vërejtur lëshim në organizim të ndeshjes, kur në minutën e 36 të duelit Trepça’89-Ballkani, zyrtari i klubit Even Zeka është futur në zonë teknike dhe nuk ka qenë i regjistruar në protokoll të ndeshjes — ka shkruar njoftimi i FFK-së botuar sot.
Derisa nga klubi është kërkuar deklaratë shtesë, për gjestin e zyrtarit Zeka, që u fut për të kundërshtuar vendimin e gjyqtarit — është kërkuar deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i ekipit mitrovicas deri më 29 mars.