Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NESER FILLON CIKLI I DYTE I NDESHJEVE NE SUPERLIGE

Ndërron ora e ndeshjeve për ciklin e dytë

Daku me top, në ndeshjen Ballkani-Prishtina. Ballkani lider në ciklin e parë të stinorit, Daku në listën e golashënuesve/ Foto: KFBallkani

Ndërron ora e ndeshjeve për ciklin e dytë


30 October, 2020 @23:16

Për ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës, pas nëntë xhirove të para, tashmë ora e nisjes së dueleve për shkak të stinës do të tërhiqet për gjysmë orë pas.

Kështu, përballjet e nesërme të Superligës do të fillojnë prej orës 13:30, ndërsa në xhiron e dhjetë të stinorit të Superligës takohen: Gjilani - Feronikeli, Arbëria - Trepça’89, Ballkani - Besa (këto duele të së shtunës), Drenica - Prishtina dhe Llapi - Drita (këto luhen të dielën).

TABELA AKTUALE

Kujtojmë, në përballjet e para të stinorit Arbëria kishte mposhtur ‘89-shin 0-2 si mysafir, Ballkani Besën 1-4, Prishtina kishte kaluar Drenicën 3-0, ndërsa Feronikeli Gjilanin 4-0.

Përballja Drita-Llapi nuk ishte zhvilluar për shkak të angazhimit të kampionit në gara evropiane dhe është shtyer për më vonë.

TOP GOLASHËNUESIT & ASISTIMET


 
Të gjitha lajmet nga