GIANNI DE BIASI
Ndeshje shumë e vështirë, ëndrrat duhet të vazhdojnë
7 November, 2016 @12:18
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi e ka vlerësuar Izraelin si njërin ndër kundërshtarët më të fortë të grupit dhe i ka quajtur jo-profesionistë ata që s’e bëjnë hesap këtë rival.
“Izraeli është ekip shumë i fortë, ndeshja do të jetë e vështirë për ne, por natyrisht se do të mundohemi të fitojmë këtë duel,” ka thënë italiani fillimisht
“Ata janë ekip cilësor dhe i mirë. Vetëm një jo-profesionist do të mendonte se ata janë rival i lehtë,” ka shtuar De Biasi.
Sa i përket pyejtes nga gazetarët për mundësinë e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” De Biasi ka thënë se ëndrra duhet të vazhdojë.
LISTA E DE BIASIT NDAJ IZRAELIT
“Besoj se ëndrrat e bëjnë jetën e njeriut më të bukur. Prandaj, ne do të duhet të vazhdojmë ëndrrën ashtu që të shpresojmë në kualifikim. Ne të gjithë kemi dëshirë për të qenë pjesë e Botërorit, por kjo dëshirë duhet të jetë e përmbajtur duke parë rivalët e grupit,” ka shtuar 57 vjeçari.
“Ne duhet të japim 110% nga vetja për të arritur diçka të tillë,” ka përfunduar De Biasi.