FRANCE FOOTBALL
Në bankën rezervë
11 August, 2016 @13:05
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, thuajse e ka të garantuar bankën rezervë nëse nuk lëviz nga ekipi i tij, Nantes.
Cana 33 vjeç është përfshirë në një artikull të France Footballit sot, bashkë me disa lojtarë tjerë të Ligue 1, ku për shqiptarin thuhet se mosha e ka bërë të veten.
“Ai u kthye në Francë pas 6 viteve të kaluara në vende të ndryshme. Ai me siguri e ka menduar një stinor jo të komplikuar, por një mbrojtës luftarak tashmë ishte shndërruar në një mbrojtës të ngadalshëm, të cilin sulmuesit e rinj të Ligue 1 nuk e kanë fare problem. Diego Carlos, Djidji dhe Vizcarrondo janë kryesorë në qendër të mbrojtjes së Nantesit tash dhe për Canën vetëm banka rezerve mbetet e sigurt,” ka shkruar ndër të tjera artikulli.