FLORENTI
Hadërgjonaj në Bundesligë
10 August, 2016 @9:19
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka lënë Young Boysin e elitës zvicerane për tu bërë pjesë e ekipit nga Bundesliga, Ingolstadt.
Njoftimin e ka dhënë vetë lojtari, ndërsa e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ekipit kuqezi nga Ingolstadt.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua që të zhvillohem në karrierë, ndërsa do të mundohem që t’i ndihmojë ekipit me forcat e mija,” ka thënë Hadërgjonaj 22 vjeç për faqen zyrtare të ekipit të tij të ri.
“Ky është një hap përpara në karrierën time dhe do të bëjmë çmos për të arritur objektivat e ekipit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë,” ka shtuar ish-reprezentuesi i përfaqësueses U-21 të Zvicrës.
Vlera e Florentit në treg llogaritet të jetë rreth 3 milionë euro, ndërsa deri më tani, 4 vitet e kaluara si futbollist profesionist i ka kaluar te ekipi elit zviceran Young Boys.
Kjo do të jetë përvoja e parë e tij në Bundesligë.