NË PRIZREN
Liria merr portierin e Istogut
9 August, 2016 @19:14
Portieri i deritashëm i Istogut, Valmir Hajrizaj, është përforcimi i ri i Lirisë në mes të shtyllave të skuadrës bardhezi.
Liria sot ka zyrtarizuar portierin e ri të skuadrës, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se Hajrizaj ka nënshkruar kontratë një sezonale.
“Shpresoj të jap më të mirën për Lirinë dhe të arrijmë bashkë objektivat,” është cituar të ketë thënë portieri në fjalë.
Hajrizaj mund të provohet që nesër te ekipi i tij i ri, pasi që Liria zhvillon miqësore me Korabin e elitës shqiptare, në ora 17 në “Përparim Thaçi”.