FERRONIKELI
Kampioni përgatitet për Superkupë
9 August, 2016 @12:46
Skuadra e Ferronikelit me të arritur nga Ohri në qendrën e vetë, ka vazhduar stërvitjet pandërprerë për të qenë sa më të gatshëm si ekip për finalen e Superkupës së Kosovës.
Ferronikeli (kampion i Kosovës) do të ndeshet me Prishtinën (fituese e Kupës së Kosovës) në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, të shtunën ku do të përcaktohet fituesi i trofeut të parë para fillimit zyrtar të stinorin 2016/17.
Në ndërkohë, Ferronikeli ka kryer edhe testet mjekësore në Prishtinë, ndërsa në stadium janë vendosur edhe ulëset.
Ferronikeli ka mesataren e moshës së futbollistëve, 23.5 vjeçare.