SUPERLIGA TURKE
Belgu lë Trabzonin për Galatën
8 August, 2016 @15:18
Mbrojtësi belg i Trabzonsporit, Luis Cavanda, tash e tutje do të vesh fanellën e Galatasarayit në Superligën turke.
Njoftimin e ka dhënë NTV Spor pak më parë, ndërsa nuk ka bërë të ditur shumën e transferit, veçse ka shkruar që skuadrat janë dakorduar për transferin e lojtarit.
Cavanda 25 vjeç kishte ardhur verën e kaluar në Superligën turke te Trabzonspori, nga Lazioja italiane për 1.8 milionë euro të raportuara.
Ai ka bërë 25 paraqitje në 34 xhirot e Superligës turke, ndërsa ka qenë pjesë e Belgjikës në vetëm një ndeshje gjatë kualifikimeve për “Franca 2016”.