QËLLIMI I NJEJTË
Ranieri tregon synimin e Leicesterit
8 August, 2016 @14:15
Kampioni aktual i Premier Ligës, Leicester City, kërkohet që t’i arrijë 40 pikë gjatë këtij stinori.
Kështu i ka thënë trajneri Claudio Ranieri, lojtarëve të tij para stinorit të ri, që nis fundjavën që vjen.
“Katërdhjetë pikë janë synimi ynë,” ka thënë Ranieri për mediat pas që humbi Superkupën e Anglisë ka Manchester Unitedi dje.
Leicester kishte nisur me synim të njejtë edhe stinorin e kaluar, por me të arritur shpejt kuotën e 40 pikëshit, synimet u rritën dhe ekipi u bë kampion duke u bërë befasia e parë në futbollin botëror.
“Mos qeshni! Rinisim me filozofi të njejtë, nënshktrim të njejtë, kjo është ajo. Ne kemi arritur diçka fantastike në stinorin e kaluar, por tash, na duhen 40 pikë. Pastaj, shohim,” ka thënë ndër të tjera italiani.
Leicester City nis stinorin si mysafir i Hull Cityt të shtunën në 13e30.