RIO 2016 - FUTBOLL
Frustrim brazilian në Rio
8 August, 2016 @12:42
Reprezentacioni i Brazilit në futboll ende nuk ka shënuar fitore në Lojëra Olimpike. Për më tepër, frustrimi i tyre qëndron në faktin se ende nuk kanë as gol të shënuar.
Sot ata barazuan me Irakun, sikurse në ndeshjen e parë që barazuan ndaj Afrikës Jugore, 0-0.
Tashmë, Brazili, që ka lider në fushë Neymarin, duhet gjithçka të kryejë në ndeshjen e fundit të Grupit A, ndaj Danimarkës që ka 4 pikë dhe është lidere e grupit pasi që mposhti Afrikën Jugore 1-0 me anë të golit të Robert Skov.
Në xhiron e fundit të Grupit A takohen, Danimarka (4p) - Brazili (2p) dhe Afrika Jugore (1p) - Iraku (2p).