SAN SIRO
Kompletohet shitja e Milanit
5 August, 2016 @14:33
Tashmë gjithçka është kryer dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga webfaqja e Milanit.
Pas shumë negociatave me shumë investitorë të ndryshëm, më në fund skuadra e Milanit ka kaluar në pronësi të ‘Sino - European Investment Management Changxing’, me pronarin e quajtur Yonghong Li, duke bërë kështu që pas 30 viteve të mbushura me sukses, presidenti Silvio Berlusconi të largohet nga klubi kuqezi i Milanos.
Blerja do të kushtojë afro 740 milionë euro për investitorët kinezë, ndërsa sipas premtimeve, për merkaton e Milanit do të shpenzohen 300 milionë euro në 3 vitet e ardhshme.