CHALLENGE LEAGUE
Sadiku me çiftgolësh, lider i Challenge Ligës
6 August, 2016 @23:21
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar sot dy gola në fitoren e ekipit të tij, Zurich, ndaj Wohlenit.
Sadiku ka shënuar golin e parë dhe të fundit për skuadrën e tij, në fitoren 4-0.
Me këto dy gola, shto këtu edhe një tjetër të shënuar në xhiron e parë, ai është aktualisht lider i Challenge Ligës zvicerane (liga e dytë) me 3 gola të shënuara pas tre xhirove.
Futbollisti tjetër i kombëtares, Burim Kukeli, ka qenë në fushë për 67 minuta te Zurichu.
Zurichu, është gjithashtu lider i ligës.