ZYRTARE
Roma huazon belgun e Barcelonës
8 August, 2016 @18:53
Pas dy sezoneve të kaluara në Camp Nou, sezone në të cilat ai pati vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, Thomas Vermaelen ka vendosur të largohet nga Barcelona, mirëpo jo në formë permanente.
Përmes një komunikimi zyrtar, klubi i Romës ka njoftuar opinionin me lajmin që Thomas Vermaelen është huazuar për 1 sezon në kryeqytetin italian, ndërsa Roma e ka të drejtën e blerjes së plotë në fund të sezonit.
Ardhja e Vermaelenit shton zërat për një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit Kostas Manolas, i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.