ETIHAD
City zyrtarizon Stonesin
9 August, 2016 @12:17
Para pak çastesh Manchester City ka zyrtarizuar mbrojtësin e ri të skuadrës, blerjen e re të tyre, John Stones.
Mediat britanike i ranë në fije përforcimit të radhës së City një orë më parë, kur morrën listën e lojtarëve të paraqitur të Manchester Cityt për Ligë të Kampionëve, ku figuronte emri i qendërmbrojtësit të Evertonit deri atëherë.
Dhe, nuk vonoi shumë, City e zyrtarizoi lajmin për transferin 55 milionë eurosh.
“Jemi të lumtur për të njoftuar se kemi nënshkruar me John Stonesin,” ka qenë njoftimi i ekipit nga “Etihad” që bashkë me Manchester Unitedin konsiderohet favorit për titull kampioni në Premier Ligë për stinorin 2016/17.
Stones është 22 vjeç aktualisht dhe kaloi katër vite te Everton, që kishte paguar 3.5 milionë euro te Barnsley në stinorin 2012/13 për ta pasur në radhët e veta talentin premtues.
Stones në 33 paraqitjet për Evertonin në stinorin e kaluar është ndëshkuar vetëm 3 herë me karton të verdhë në Premier Ligë, ndërsa ka qenë pjesë e reprezentacionit të Anglisë edhe në Kampionatin Europian, Franca 2016.
Meanwhile in the City dressing room… pic.twitter.com/EyTMJdbEkH
— Manchester City (@ManCity) August 9, 2016