PREZENTOHET FRANK DE BOER
De Boer tregon planet me Interin
9 August, 2016 @15:12
Skuadra e Interit sot ka prezentuar trajnerin e ri të skuadrës, Frank De Boer, njoftimi për të cilin u dha dje.
Ish-reprezentuesi holandez dhe ish-trajner i Ajaxit, Frank De Boer, për herë të parë do të drejtojë një klub jashtë Holandës, pasi që është i ri në zanatin e trajnerit.
“Së pari falenderoj Interin që më ka besuar këtë detyrë. Për mua është shumë me rëndësi të kthejë këtë klub aty ku e ka vendin. Në dy stinorët e ardhshëm besoj se do të bëjmë gjëra të mira me ekipin,” ka thënë De Boer fillimisht gjatë prezentimit të tij.
Ai është pyetur nëse do ta ketë vështirë që të drejtojë skuadrën të ndërtuar nga një trajner tjetër, që kreu përforcimet e deritashme.
“Detyra ime e parë është të krijojë idenë e përbashkët te lojtarët, pastaj kur mendojmë si ekip dhe idetë i kemi të qarta, besoj që do të jetë lehtë t’i arrijmë qëllimet,” ka shtuar holandezi.
Frank De Boer ka fituar 4 tituj në Holandë me Ajaxin dhe një Superkupë holandeze.
Si do të mund të ndalni Juventusin që ka fituar 5 tituj radhazi dhe thjesht është i pamoposhtshëm në luftë për titull në Serie A, ka qenë njëra ndër pyetjet që iu bë holandezit.
“Në futboll është gjithçka e mundshme dhe nuk besoj në pamposhtshmëri. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat që kemi për të arritur më të mirën për Interin,” ka thënë ai ndër të tjera.
Frank De Boer ka zëvendësuar Roberto Mancinin në detyrën e trajnerit te Interi.