SUPERKUPA
Përkundër mungesave, Reali triumfon
9 August, 2016 @23:16
Në ndeshjen mes fituesit të Champions Leagues dhe fituesit të Europa Leagues, triumfoi skuadra e Real Madridit, e cila edhe pse me shumë mungesa në formacion, arriti ta mbyll ndeshjen me fitore.
Fitorja nuk u arrit në kohën e rregullt që përfundoi 2-2, ndërsa goli i fitores erdhi 2 minuta para fundit të 120 minutave, me mbrojtësin Carvajal që shënoi pas një super aksioni individual.
Në fakt, madrilenët ishin shumë pranë humbjes, mirëpo një gol i vonshëm i ‘heroit të finaleve’ Sergio Ramos bëri që ndeshja të shkoj në vazhdime.
Vlen të përmendet që me të filluar koha shtesë, Sevilla mbeti me një lojtar më pak në terren dhe kjo ndikoi që sulmet e Realit gjatë 30 minutave të vazhdimeve të mos ndaleshin dhe goli i fitores erdhi pak çaste para fundit. Gjithashtu Reali takimin e filloi pa treshen e madhe BBC, pa Pepen, pa Kroosin dhe me Luka Modricin që u inkuadrua nga banka rezervë.
Ky është titulli i tretë në histori për Realin në kuadër të Superkupës Evropiane, ndërsa se a do të vazhdoj forma e mirë e Sevillës edhe pas largimit të trajnerit Emery e dyshes Krychowiak-Gameiro, mbetet të shihet.