NË SKENDERAJ
Drenica kthen Dajakun
9 August, 2016 @19:18
Mesfushori që stinorin e kaluar luajti për Prishtinën, Taulant Dajaku, i është ribashkuar radhëve të Drenicës, ka njoftuar sot klubi kuqezi nga Skenderaj.
Dajaku që njihet si mesfushorë punëtor dhe di të shënojë, pritet të jetë një përforcim i duhur te skuadra e Drenicës, që mëton një stinor mesatar në Superligë.
Taulanti, që thirret ‘Talle’ nga shokët e tij, ka shënuar 5 gola për Drenicën në gjysmëstinorin e parë 2015/16, para se të bëhet pjesë e Prishtinës.