TENIKU ITALIAN
Mbetet te kampioni deri në vitin 2020
10 August, 2016 @10:24
Kampioni aktul i Premier Leagues, Leicester City, ka vazhduar kontratën e trajnerit italian, Claudio Ranieri, deri më 2020.
Ranieri, është shprehur se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj skuadreje:
“Prej momentin që kemi biseduar me pronarët e klubit përreth vizionit të Leicesterit, kam ditur që është diçka që po kërkoja të jem për një kohë të gjatë. Energjia e stafit, e pronarëve, lojtarë dhe tifozëve, është diçka shumë speciale, jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë krenar që do të jem pjesë e skuadrës në këto vite”.
Trajneri 64 vjeçar, vitin e kaluar e bëri kampion Leicester Cityn në Premier League, për herë të parë në histori të klubit.