TRAJNERI KAMPION PO NEGOCION

Në bisedime
9 January, 2016 @0:40
Gani Sejdiu, njeriu që u largua në Ferronikeli përkundër sukseseve historike me klubin në fjalë, është në bisedime me Trepçën’89.
Njoftimin e ka bërë vetë trajneri mitrovicas për Supersport Kosovën, ndërsa arritja e marrëveshjes ka mbetur peng i kushteve financiare.
Trepça’89 është skuadra e vetme nga Superliga që nuk e ka përcaktuar trajnerin për stinorin pranveror ende, ndërsa ekipi po stërvitet me trajnerin e përkohshëm, Veton Çitaku.