FA CUP

Barazon Liverpool, vendos ndeshja kthyese
8 January, 2016 @22:35
Liverpooli arriti të barazonte dy herë përmes Sinclair dhe Smith, për të dërguar ndeshjen në “replay”. Barazimi nënkupton që do të ketë ndeshje kthyese në Anfield Road.
Skuadra e Klopp startoi me shumë lojtarë të rinjë dhe këtë e shfrytëzoi Exeteri, i cili kaloi dy herë në epërsi por pa mundur të siguronte kualifikimin.
Për t’u përmendur nga ndeshja ishte goli i dytë i Exeterit, i cili u shënua direkt nga korneri.
Ndeshjet e tjera të raundit të tretë të FA Cup vazhdojnë në dy ditët e ardhshme.