Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË GJITHA DUELET NDAJ ISLANDEZËVE

Në kërkim të fitores së parë në tokën islandeze

Pamje nga arkivi

Në kërkim të fitores së parë në tokën islandeze


6 June, 2022 @15:17

Kuqezinjtë historikisht nuk kanë arritur të shënojnë fitore asnjëherë ndaj Islandës në tokën ishullore me gejzerë.

Në të gjitha ndeshjet, në kuadër të historisë së tyre, sa herë që janë takuar në Islandë, vendasit kanë fituar gjithmonë.

Liga e Kombeve: ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Ndërsa sonte, të përzgjedhurit e Edy Rejas do të kërkojnë fitoren e parë ndaj islandezëve jashtë, derisa luajnë duelin e parë të grupit në kuadër të Ligës B të Kombeve.

Në takimet e mëhershme me Islandën, rezultatet e Shqipërisë janë 3 fitore (të gjitha si vendas), 4 humbje, derisa asnjë ndeshje nuk ka përfunduar asnjëherë me barazim:

KUALIFIKIMET PËR EURO:

30.05.1990 Islanda 2-0 Shqipëria (Gudjonhnsen 41, Edvaldsson 82);

26.05.1990 Shqipëria 1-0 Islanda (Abazi 65);

08.06.2019 Islanda 1-0 Shqipëria (Gudmundsson 22);

10.09.2019 Shqipëria 4-2 Islanda (Dermaku 31, Hysaj 52, Roshi 79, Cikalleshi 82 - Sigurdsson 47, Sigthorsson 58);

KUALIFIKIMET PËR BOTËROR:

12.10.2012 Shqipëria 1-2 Islanda (Cani 29 - Bjranson 19, Sigurdsson 81);

10.09.2013 Islanda 2-1 Shqipëria (Bjarnason 14, Sigthorsson 47 - Rama 9);

MIQËSORET:

31.03.2004 Shqipëria 2-1 Islanda;


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve