Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUANI (B)ANALIZON

Në mbrojtje të merdave!

Në mbrojtje të merdave!


Shkruan: Luan MORINA

30 January, 2016 @18:20

Në njërën nga 586 episodet e ‘The Simpsons’, Bart bëhet mik me Nelsonin duke humbur armikun e tij të vetëm! Me këtë jeta e tij bohet e kotë, e mërzitshme, pa fije urrejtje, frike, stresi! 

“Për të dashur një ekip, duhet të urresh një tjetër!”

Është filozofi e thjeshtë. Badihava mundoheni të mbani ‘urrejtjen’ larg nga jeta, nëse nuk e urreni kundërshtarin tuaj në futboll, ekipin kundërshtar, atëherë seriozisht vihet në dyshim ‘dashuria’ që keni për ekipin tuaj. 

Tifozllëku vjen në pako të plotë që përfshin edhe urrejtjen ndaj ekipit kundërshtar, debatet të tensionuara me kundërshtarët, si dhe fryrjet e kohëpaskohshme. Edhe pse këto të fundit kanë munguar për mua si tifoz i Milanit, vetitë tjera, përfshirë ndjenjat ndaj rivalëve të qytetit kurrë nuk kanë pushuar. Megjithatë edhe tifozllëku, edhe urrejtja kanë një kufi. 

Një pankartë e tifozëve të Interit ku shkruante se ‘Kosova është Serbi’ ka bërë bujë javën e kaluar duke vënë në pozitë të vështirë interistët. Shumica janë gjykuar e sulmuar pa të drejtë, pa nevojë, janë linçuar pse duan, përkrahin ekipin e tyre. Kjo është poshtërsi nga të gjithë tifozët e ekipeve tjera!

Disa vite më parë, edhe disa tifozë të Milanit kanë pasur një mbishkrim të përafërt. E di si janë sjell shumica me mua, me neve, përfshirë edhe disa tifozë interistë. Më herët ka pasur mbishkrime të tilla edhe në ndeshjen e Realit të Madridit, e ndoshta edhe ekipeve tjera. Reali ka rreth 100 milionë tifozë në rrjetet shoqërore Facebook e Twitter. Milani ka rreth 30 milionë, derisa për Interin nuk mund të gjeja shifra të sakta në raportin e Forbes. Numri i tifozëve në jetën reale është edhe më i madh, dhe jo të gjithë kanë mendim të njëjtë. Të tjerët nuk jetojnë në diktaturë moderne sikur ne ku duhet tu përshtatemi me mendimet e përgjithshme për të mos u gjykuar. 

Gjithashtu nuk mund të mohohet fakti që edhe Interi, edhe Milani, dhe çdo ekip ka tifozë serb. Nuk mund të mohojmë se ekzistojnë serbët, italianët, apo kushdo tjetër që pajtohet me atë pankartë. Si tifoz, një interist kosovar nuk ka kurrfarë lidhje me atë pankartë. As nuk duhet të brengoset pasi asnjë ekip nuk mban anën e një vendi në konfliktet/luftërat nëpër rajone të ndryshme në botë. Ata luajnë futboll! 

Si shoqëri ku shumica e lidhin politikën me sportin, ku ka tifozë të Barcelonës e Espanyolit (nejse s’ka të Espanyolit) për arsye se Katalunja është e okupuar sikur ne (kemi qenë), prandaj duhet të zgjedhim si ekip, apo të bëhemi me PSG e Cityn sepse kanë pronarë ‘myslimanë’, ngjarje të këtilla nuk janë risi! Por, këta njerëz preferoj ti quajmë ‘pseudo-tifozë’. Sepse s’kanë lidhje me tifozllëk apo sport në përgjithësi.

Tifozët kosovarë të Interit janë njerëz, që e duan një ekip, që e duan futbollin, që hanë bukë, flenë, marrin frymë. Njëjtë sikur tifozët e tjerë, njëjtë sikur ju që e doni ekipin tuaj. Ka mijëra arsye për ti ngacmuar, ama ti fajësosh për një veprim që e bëjnë 10-15 veta prej milionave është veprim qyqar! 

Mjafton ti fajësojmë që luajnë futboll defanziv, që kanë kasap në mesfushë, e që s’kanë trajner të hajrit! Mos ta teprojmë tashti! :D

Qysh edhe Lisa i thotë Bartit jeta pa armik, ‘hejter’ është e kotë, se edhe Maggie Simpsons që s’ka fol pesë fjalë për 30 vjet ka armik, ngjashëm edhe ne duhet të kemi kundërshtar! Shyqyr Zotit që janë interistat, e juventinët! Përndryshe kurrë s’do të kisha kujt ti thosha merda, ngjashëm si qysh s’do të kishin edhe ata kë të urrenin! 


ANTALYA 2016 TOUR

Irani U19 mposht Kosovën U21

Kosova

Irani U19 mposht Kosovën U21

30/01/16 @ 18:01

LAPIDAR LLADROVCI

Kapiteni i kampionit, te Kukësi?!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Kapiteni i kampionit, te Kukësi?!

30/01/16 @ 17:49

BORUSSIA DORTMUND

5 pikë afër Bayernit

Bundesliga

5 pikë afër Bayernit

30/01/16 @ 17:40

NISIN ME FITORE SI MYSAFIR

Tirana triumfon si mysafir

FSHF Kategoria Superiore

Tirana triumfon si mysafir

30/01/16 @ 17:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve/Serie A

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

18/06/23 @ 16:50

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Serie A/International

Holanda-Italia, 11-shet startuese

18/06/23 @ 14:10

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

KAMPIONI I ITALISË ZGJEDH FRANCEZIN

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

Champions League/Serie A/Transfere

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

15/06/23 @ 20:53

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20

INTER MBRON TROFEUN!

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë

Serie A

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë

24/05/23 @ 22:59

VENDIMI I RADHËS

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!

Serie A

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!

22/05/23 @ 21:12

HAP DREJT FINALES

Interi kreu punë shpejt ndaj Milanit!

Champions League/Serie A

Interi kreu punë shpejt ndaj Milanit!

10/05/23 @ 22:54


 
Të gjitha lajmet nga Serie A