DE BIASI
Në pushime, studion Danimarkën
30 June, 2015 @14:12
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, edhe pse këto ditë po qëndron në pushime në bregdetin e Sardegnas, ai nuk po mund të qëndrojë pa menduar për rivalin e radhës - Danimarkën.
Në një bisedë me Panorama Sport, selektori italian i kombëtares ka bërë të ditur se çdo të dytën ditë shikon një ndeshje të Danimarkës nga faza grupore.
“Ka qenë përballje ku kanë vendosur epizodet e vogla të lojës. Për atë kundërshtarë me rëndësi është që të punojmë në detajet e vogla, pasi që aty bëhet diferenca në mes të fitores dhe humbjes,” ka thënë De Biasi për gazetën në fjalë, duke komentuar ndeshjen e parë Shqipëria - Danimarka të zhvilluar në Elbasan Arena, që kishte përfunduar 1-1.
Shqipëria është në pozitë të tretë të Grupit I kualifikues për EURO 2016 dhe më 4 shtator do të përballet në ndeshjen e radhës të këtij grupi.