Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Në ritestim Izair Emini del negativ në COVID-19

Xhevdet Shabani dhe Izair Emini, gjatë një stërvitjeje të KF Drita në stinorin 2019/20 /Foto: Drita/fb

Në ritestim Izair Emini del negativ në COVID-19


25 May, 2020 @15:10

Futbollisti tetovar i Dritës, Izair Emini, që kishte dalë pozitiv në COVID-19 një javë më parë pas ritestimit të bërë sot, ka thënë se ka dalë negativ.

Ai kishte shprehur publikisht dyshimet e tij me testimin e parë të bërë dhe tash në ritestim u konfirmua kjo gjë.

Mirëpo, sipas tij, ai do të duhet të testohet edhe njëherë pas një jave për të konfirmuar rezultatin. 

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve të FB! Dua të ju falënderoj përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do t’ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditëve bëra testin e radhës dhe me doli si negativ. Faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini në llogarinë e tij të Facebookut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga