JURGEN KLOPP PRAKTIK SONTE

Në shtëpi, 2 netë gjumë dhe ecim
30 December, 2015 @23:44
Trajneri që zëvendësoi Brendan Rodgersin në krye të Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë i qartë pas ndeshjes së fituar të ekipit të tij sonte ndaj Sunderlandit.
Ai ka bërë të ditur se kjo nuk është paraqitja më e mirë e ekipit të tij, por me rëndësi janë pikët, ndërsa Sunderlandi përkundër pozitës ku gjendet, është ekip i vështirë për tu fituar.
“Nuk është më e mira që mund të bëjmë ne. Këtë e dimë, por luftuam deri në fund. Pozita e Sunderlandit është e rrezikshme dhe e dinim se ata nuk do të dorëzoheshin. Çdokush kërkon që ta përfundojë vitin në mënyrë pozitive. Ne këtë e arritëm sonte, ndërsa Sunderland jo. Ne i morrëm këto pikë, do të shkojmë tash në shtëpi, dy herë do të flemë dhe ecim në ndeshjen e radhës,” ka thënë ai për mikrofonët e gazetarëve pas ndeshjes.
Liverpool mposhti Sunderlandin sonte me rezultat minimal 0-1, ndërsa golin e vetëm e shënoi sulmuesi belg, Christian Benteke.
Me fitoren e sontme, Liverpool ka kapur me pikë Manchester Unitedin në tabelë, duke kërcyer për tre vende në klasifikim.
Në përballjen e radhës që zhvillohet më 2 janar të Vitit të Ri, Liverpool hap ditën e ndeshjeve në Londër, ku përballet me West Ham Unitedin e Slaven Bilicit.