Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Në syrin e Fatih Terimit

Në syrin e Fatih Terimit


2 May, 2020 @23:05

Gazetat sportive turke në numrat e sotëm kanë bërë të ditur se nëse largohet kolumbiani Falcao në fund të stinorit nga Galatasaray, trajneri i ekipit Fatih Terim po kërkon ta ketë në sulm kroatin Mario Mandzukic.

Mandzukic 33 vjeç që pas largimit nga Juventusi u bë pjesë e ekipit të Katarit Al Duhail ka luajtur vetëm 5 ndeshje në ligën e këtij vendi arab dhe po e shikon mundësinë e afrimit në Evropë dhe gara evropiane, bën të ditur më tej Fotomaç.

Gjithashtu mediat kroate kanë shkruar se Mandzukic nuk është i lumtur në Katar, që bën këto përfolje edhe më të besueshme për një angazhim të nënkampionit aktual të Botës me Kroacinë në 2018 me ekipin e luanëve të Stambollit.

E sa i përket largimit të Radamel Falcaos Fotomaç ka shkruar se ai nuk po pranon që t’i ulet rroga në sezonin e ardhshëm, që po i shkakton klubit telashe financiare dhe Terim është vënë në kërim e kroati 190 centimetra i gjatë po shihet si opcion më real dhe me përvojë edhe në gara evropiane.

Mario Mandzukic


 
Të gjitha lajmet nga International