Të gjitha lajmet

REMZI EJUPI

Në Turqi fitoi futbolli kosovar, komplimente për Dritën

Në Turqi fitoi futbolli kosovar, komplimente për Dritën


23 January, 2021 @23:05

Kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, me gjithë kënaqësinë për trofeun e fituar në Superkupë sot, është treguar edhe modest duke e komplimentuar rivalin dhe duke e nxjerrë në plan të parë futbollin kosovar.

Ai këtë e bërë nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook nga vet ai.

▶️Raporti i ndeshjes

Më poshtë lexoni postimin e plotë të kryetarit të Prishtinës, të shkruar pas fitores së Prishtinës me rezultat 3-1 në Superkupë.

“FC Prishtina sot me meritë e fitoi Superkupën e Kosovës në futboll përballë Dritës të cilën e mundi me rezultat 3:1.

Ky trofe do të vendoset në vitrinat e klubit më të madh kosovar, por Drita meriton komplimente dhe përgëzime të mëdha për lojën e shfaqur që vjen si rrjedhojë e një organizimi të mirëfilltë të klubit me nam nga Gjilani.

Pra, sot në Turqi fitoi futbolli kosovar, i cili përmes një loje të mrekullueshme që aplikuan Prishtina dhe Drita, dëshmoi se i përket një tjetër niveli se sa ai që shihet e mendohet në Kosovë.

Një referim profesional i gjyqtarëve dhe kushtet e mira për një lojë futbolli që ofroi stadiumi turk e shfaqën fytyrën e vërtetë, të ndritur, të futbollit tonë.

Prandaj, kjo është koha e fundit kur ne, sidomos ata që e kanë marrë mbi supet e veta menaxhimin e futbollit, duhet të fillojnë të mendojnë për t’i shërbyer interesit nacional të futbollit kosovar, për t’i krijuar kushte zhvillimit dhe ngritjes së tij, e për t’i lënë anash interesat personale dhe teknet e inatet e disa individëve që janë bërë barrierë e zhvillimit të futbollit tonë.

Urime nga zemra për Prishtinën, Dritën dhe gjithë futbollin e shumëvuajtur të Kosovës!

E ardhmja është e jona!”


ZYRTARE

Trepça ‘89 zyrtarizon ish-portierin e Dritës

FFK Superliga/Transfere

Trepça ‘89 zyrtarizon ish-portierin e Dritës

23/02/21 @ 20:36

PAS NDESHJES NDAJ BESËS

Trajneri dhe ndihmës-trajneri i Drenicës në disiplinore nga FFK-ja

FFK Superliga

Trajneri dhe ndihmës-trajneri i Drenicës në disiplinore nga FFK-ja

23/02/21 @ 17:15

FFK

U mbajtën testimet për gjyqtarët e Ligës së Dytë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

U mbajtën testimet për gjyqtarët e Ligës së Dytë

23/02/21 @ 16:58

LLAPI

Llapi fillon përgatitjet për Trepçën’89

FFK Superliga

Llapi fillon përgatitjet për Trepçën’89

22/02/21 @ 19:00

REFERËT

Përcaktohen gjyqtarët e xhiros, derbi Prishtina-Drita me Malokun kryesor

FFK Superliga

Përcaktohen gjyqtarët e xhiros, derbi Prishtina-Drita me Malokun kryesor

22/02/21 @ 15:07

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (20)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (20)

22/02/21 @ 11:11

BALLKANI - FERONIKELI

Daku i artë, Ballkani lider

FFK Superliga

Daku i artë, Ballkani lider

21/02/21 @ 15:35

LLAPI - GJILANI

Llapi mposhtë Gjilanin, del nga zona e rrezikshme

FFK Superliga

Llapi mposhtë Gjilanin, del nga zona e rrezikshme

21/02/21 @ 14:58

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ballkani - Feronikeli

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ballkani - Feronikeli

21/02/21 @ 12:51

11-SHET

Formacionet zyrtare: Llapi - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Llapi - Gjilani

21/02/21 @ 12:45


Të gjitha lajmet nga FFK Superliga