CITIZENS
REUTERS
Negredo në Man City
18 July, 2013 @0:33
Gjithçka është zyrtare. Kështu ka shkruar sonte faqja zyrtare e skuadrës spanjolle, Sevilla. Andaluzianët kanë konfirmuar pranimin e ofertës nga nënkampioni i Anglisë, Manchester City dhe tashmë vetëm testet mjekësore janë larg prezentimit të sulmuesit, para kalimit në Manchester City.
Nënkampioni anglez që sivjet morri për trajner kilianin, Manuel Pellegrini, pas Jesus Navasit, kanë blerë edhe një lojtar të Sevillës.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Negredo i ka kushtuar Cityt afro 28 milionë euro. Ish lojtari i Real Madridit tash 27 vjeçar, ka qenë spanjolli me më së shumti gola të shënuara në stinorin e fundit të La Ligas, me 25 gola. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në rrugë për trofeun e Kampionit Europian 2012. Në 14 paraqitje me kombëtaren spanjolle ai ka shënuar gjashtë gola.
Biznesi i Sevillas me skuadrat e Premier League këtë verë ka kaluar në pesë futbollistë, ku para tij ata kanë shitur Jesus Navas (Man City), Luis Alberto (Liverpool), Antonio Luna (Aston Villa) dhe Jose Campana (Crystal Palace).