SHUTERI

REUTERS
Hulk afër Monacos!
18 July, 2013 @0:20
Raportet e fundit nga Radio Monte Carlo e Francës, tregojnë se sulmuesi brazilian i Zenit St Petersburgut, Hulk, është shumë afër kalimit në Monaco.
Braziliani Hulk, i cili u bë i famshëm në Porto, nuk kishte ndonjë stinor për lakmi në Premier Ligën ruse, derisa tifozët racist bënin presion që lojtarët e huaj të largohen nga klubi.
Përkundër se zyrtarisht ende nuk është kumtuar asgjë, sipas raporteve të kësaj radioje Zenit St Petersburg do të përfitojë afro 60 milionë euro nga transferimi i brazilianit 26 vjeçar.
Hulk njihet për të majtën e tij shpërthyese, ku shutut e tij shpesh thejnë barrierat e shpejtësisë së zakonshme në futboll.