DUKA

FSHF
Vazhdojmë me De Biasin!
17 July, 2013 @8:31
Përkundër se ende mbetet dilemë a do të vazhdojë Gianni De Biasi detyrën e tij me kombëtaren shqiptare, kryetari i FSHF-së, Armando Duka, në një intervistë në kanalin Ora News ka thënë se është i gatshëm për renovim katërvjeçar me italianin.
“Duhet të diskutojmë vetëm kushtet financiare. Sa i përket atyre sportive, jemi për vazhdim. Personalisht, do t’i ofroja De Biasit kontratë 2+2 vjeçare dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje nëse pajtohemi financiarisht, për vazhdim të kontratës,” ka thënë Duka.
Edhe De Biasi ka thënë më parë se është i gatshëm për të vazhduar me kuqezinjtë, me rishikim të rrogës. Ndërsa burimet shqiptare të të përditshmeve të atjeshme thonë se ai kërkon 100 mijë euro më shumë sesa që përfiton aktualisht.