RAUL

AFP
Edhe një madrilen në Napoli
16 July, 2013 @14:41
Tekniku i ri i Napolit, Rafa Benitez, ka arritur që të sigurojë shërbimet e spanjollit Raul Albiol, njofton në numrin e sotshëm, La Gazzetta dello Sport.
Sipas kësaj gazete, mbrojtësi i Real Madridit do t’i kushtojë napolitanëve 12 milionë euro, derisa kontrata që iu ofrua 27 vjeçarit është për katër stinorët e ardhshëm.
Raul Albiol ka qenë i kërkuar edhe nga Valencia e Atletico Madrid, mirëpo si duket trajneri Benitez është duke e bërë punën në mënyrë të duhur, pasi që ky është lojtari i dytë i mbretërve që zbarkon në San Paolo, pas Jose Callejonit.
Napoli është gjithashtu i interesuar për shërbimet e sulmuesit argjentinas të Real Madridit, Gonzalo Higuain, derisa ish trajneri i Chelseat, Benitez, ka thënë se Napoli do të ketë skuadër të fortë për të luftuar Scudetton (titullin e kampionit).