BARÇA

REUTERS
Busquets mbetet te Barça
16 July, 2013 @14:54
Marrëveshja e re e Busquetsit me Barcelonën është 4+1 vjeçare, ndërsa prishja e këtij dëmshpërblimi nga ndonjë ekip që synon mesfushorin defanziv do t’i kushtonte 150 milionë euro.
Sergio Busquets, djali i ish portierit të Barcelonës, Carles Busquets, ka fituar katër tituj të La Ligas, dy Copa del Rey dhe dy Liga të Kampionëve, prej se ka dimplomuar në akademinë e La Masias dhe ka zënë vend në ekipin e parë të Barcelonës.
Busquets është gjithashtu anëtar i përfaqësueses spanjolle dhe ka qenë pjesë kyqe e spanjollëve drejt triumfit në Kampionatin Botëror të vitit 2010 dhe atij Europian në vitin 2012.