TREPÇA'89
Nënkampionja kthehet në Mitrovicë
20 February, 2015 @10:51
Skuadra mitrovicase, Trepça’89, që kaloi fazën stërvitore dhjetëditëshe në bregdetin e Adriatikut, sot do të niset për Mitrovicë.
Ekipi mitrovicas ka vetëm tre pikë më pak se kryesuesi aktual, Ferronikeli, derisa ndeshjen e parë në pranverë do ta luaj ndaj Dritës në Gjilan.
Përndryshe, Trepça’89 është njëra ndër skuadrat më të suksesshme në vitet e fundit në Superligë, duke përfunduar në tre stinorët e fundit si nënkampione e Kosovës.
Mitrovicasit kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku së fundi kanë mposhtur Gorazhden 1-0 me anë të golit të sulmuesit Berat Hyseni.
Ilir Izmaku, Kreshnik Lushtaku, Blendi Memaj, Obisheran Rohmi, Alloden Ahmed Tovola, Omwuka Michel Nwoso, Sulejman Affez Affinde dhe Olatunde Sundujtuafew, janë përforcimet e regjistruara të ekipit të Fahredin Durakut për pranverë, derisa së fundi është paralajmëruar edhe huazimi i Peter Olayinkas, golashënuesit më të mirë të kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut.