LIDERI
Kthehet kampioni vjeshtor
19 February, 2015 @18:45
Ekipi i Ferronikelit, që përfundoi stinorin vjeshtor si lider i Superligës, sot ka përfunduar fazën përgatitore në bregdetin shqiptar dhe ka marrë rrugë për kthim në shtëpi.
Skuadra e Gani Sejdiut gjatë kësaj kohe ka bërë stërvitje intensive, derisa klima bregdetare ka ndihmuar që futbollistët të luajnë edhe disa ndeshje miqësore në kohë të përshtatshme, ku trajneri ka testuar të gjithë futbollistët në dispozicion.
Ferronikeli do të nis pjesën pranverore të kampionatit si myasafir i kampiones aktuale të Superligës, Kosova e Vushtrrisë.
Në mini afatin kalimtar dimëror, Ferronikeli ka bërë regjistrimin e tre përforcimeve: Xhevdet Shabani, Egzon Gashi dhe Mendurim Hoti.