TRAJNERI I LAZIOS

REUTERS
Nënshkruan me Zvicrën
24 December, 2013 @9:45
Boshnjaku Vladimir Petkovic i cili pritet të jep dorëheqje nga detyra e tij si trajner i Lazios, ka nënshkruar kontratë me përfaqësuesen zvicerane.
Petkovic 50 vjeç do të merr detyrën e përzgjedhësit të përfaqësueses helvete pas Kampionatit Botëror Brazili 2014. Ai do të punojë me Zvicrën në fazën kualifikuese për EURO 2016 dhe nëse arrin kualifikimin do t’i vazhdohet kontrata.
Bartës të lojës së kombëtares zvicerane janë 5 futbollistë me origjinë shqiptare: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami.
Përzgjedhësi i tanishëm i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, do të përfundojë detyrën e tij pas aventurës verore në Brazil 2014.