TETOVË

Shkëndija interesohet për Kuqin
23 December, 2013 @16:18
Siç informojnë mediat kosovare sot, sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, është lojtari për të cilin po interesohet Shkëndija e Tetovës.
Ekipi i Shkëndisë është tejet i interesuar për përforcimin e vijës sulmuese dhe Kuqi, përkundër moshës 37 vjeçare besohet të jetë në formë të mirë për ligën maqedonase dhe do të mund të bëj dallimin.
Kuqi i cili aktualisht është lojtar i lirë nga ana e tij nuk ka bërë të ditur ende asgjë lidhur me mundësinë e kalimit të tij në Shkëndi, derisa javë më parë, ky ekip transferoi edhe golashënuesin më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll, Astrit Fazliun.