ARSENAL-CHELSEA

REUTERS/Arkiv
Beteja për kreun e Anglisë
23 December, 2013 @10:16
Dy skuadrat e kreut të tabelës së Premier League, Arsenal dhe Chelsea sonte takohen në ndeshjen më interesante dhe të fundit të xhiros së XVII të ligës elite të futbollit anglez.
I kujt është kreu i tabelës?
Ndeshja që do të fillojë në ora 21:00 pritet të jetë tejet interesante edhe për skuadrat kundërshtare të tyre që luftojnë për kreun e tabelës.
Liverpool do të mbetet lider në rast të barazimit, por edhe fitores së Chelseat, në saje të golaverazhit më të mirë që ka falë Luis Suarezit magjik.
Arsenali me barazim, nuk do të mund të qëndrojë lider, gjithashtu për shkak të golaverazhit më të dobët se Liverpooli, derisa me fitore do të largohej së paku dy pikë nga Liverpool dhe Manchester City.
Në pesë ndeshjet e fundit, Arsenal ka pësuar njëherë dhe atë në xhiron e fundit ndaj Manchester Cityt si mysafir, 6-3. Derisa Chelsea ka gjithashtu vetëm një humbje, ndaj Stoke Cityt si mysafir 3-2.
Më të mirë sesa stinorin e shkuar
Arsenal ka 11 pikë më shumë pas 16 xhirove këtë stinor, krahasuar me stinorin e kaluar, derisa Chelsea ka 4 më shumë në krahasimin e njejtë.
Të dyja skuadrat kanë vetëm 1 gol dallim mes veti në golat e shënuar dhe pranuar këtë stinor. Arsenal ka shënuar 33 herë derisa Chelsea 32, kurse mbrojtja e Arsenalit ka pranuar 17, derisa ajo e të kaltërve 18 gola këtë stinor.
Mesfushorët golashënues
Më interesant është fakti se përkundër sulmuesve që kanë, te të dyja skuadrat golashënues më i mirë deri më tani këtë stinor janë mesfushorët. Uellsiani Aaron Ramsey me tetë gola udhëheq listën e golashënuesve të Topçinjëve, derisa belgu Eden Hazard me 6 gola të shënuara është para sulmuesve si Fernando Torres, Samuel Eto’o e Demba Ba të Chelseat.
Kokë-më-kokë
Sa i përket ndeshjeve mes veti në vitet e fundit, Chelsea është shumë më i suksesshëm sesa Arsenali. Në pesë ndeshjet e fundit Arsenal ka vetëm një fitore dhe atë të fundit që e ka shënuar është në tetor të vitit 2011, kur me hat-trickun e Robin Van Persiet pat mposhtur të kaltërit 3-5 në Stamford Bridge. E prej atëherë në të katër takimet e ardhshme ka 3 fitore të Chelseat dhe 1 barazim, kjo vlen për të gjitha garat ku janë takuar këto dy ekipe.
Ndërsa bastoret botërore favorit për këtë takim kanë lënë Arsenalin.
Tabela pas ndeshjeve tjera të xhiros së XVII duket kështu.
PREMIER LEAGUE, Sonte
21:00 Emirates Stadium - Londër | Arsenal-Chelsea |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Arsenal fiton - 2.45 | Barazim - 3.40 | Chelsea fiton - 3.10 |