DERBI I MILANOS

Inter Official
Palacio vendos derbin
22 December, 2013 @22:17
Sulmuesi argjentinas i Interit, Rodrigo Palacio, që deri më tani asnjëherë nuk kishte shënuar në këtë derbi të madh - sonte pati momentin magjik të tij.
Ai me një prekje me thembër, pas krosimit të Fredy Guarin, ka arritur të mposht portierin me përvojë të Milanit, Christian Abbiati, për të përcaktuar fituesin e derbit të madh italin dhe të qytetit të modës, Milano.
Goli i shënuar i Palacios në minutën e 86-të të takimit nuk la shumë kohë për Milanin për të ndërruar diçka dhe me këtë fitore Inter ruan vendin e pestë të tabelës, derisa rossonerët janë në pozitën e 13-të të tabelës.
Inter ia nisi ndeshjes me një formacion ku më shumë se gjysma e lojtarëve janë mendërisht të orientuar kah mbrojtja, derisa Milan vazhdoi me formacion standard, ku Massimiliano Allegri befasoi me futjen e Riccardo Saponaras në formacionin bazë, për herë të parë këtë stinor.
Sidoqoftë, në pjesën e parë rasti më i mirë shkoi huq për Milanit, kur Andrea Poli nga një rast ideal nuk arriti të shënojë, derisa Interi mbeti duke kërkuar penallti për një ndërhyrje të Cristian Zapatas ndaj Rodrigo Palacios në zonë.
E në pjesën e dytë të dyja skuadrat krijonin më shumë, por shumica e tyre përfundonin si gjysmëraste, pa rrezikuar ndonjëherë seriozisht ndonjërin prej portierëve të të dyja palëve, deri te momenti i magjisë së Rodrigo Palacios.
Rezultatet dhe tabela aktuale.