VECCHIA DONA

Juventus Official
Ndezin motorët në pjesën e dytë
22 December, 2013 @17:07
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, ka shënuar fitoren e radhës sot në ndeshje ndaj Atalantës si mysafir në Bergamo. Bianconerët kanë kaluar në epërsi me golin e sulmuesit argjentinas në formë, Carlos Tevez, në minutën e 6 të takimit, derisa Maxi Morales barazoi për vendasit në stadiumin Atleti Azzurri në minutën e 15.
Por me të nisur pjesa e dytë, Zonja e Vjetër ka shfaqur një lojë brilante dhe me golat e Paul Pogbas (46’), Fernando Llorentes (75’) dhe Arturo Vidalit (79’) ka shënuar fitore të thellë ndaj Atalantas, 1-4.
Me këtë fitore ekipi i Antonio Contes ka arritur të mbajë distancën pesëpikëshe ndaj Romës, që sot gjithashtu ka mposhtur thellë Catanian në stadiumin Olimpico të Romës, 4-0.
Verona ka mposhtur Lazion e Lorik Canës 4-1, ku gjakovari Cana ka qenë në fushë për 90 minuta, derisa edhe Torino nuk e ka faluë Chievon duke e mposhtur me rezultat të njejtë, 4-1.
Rezultatet dhe tabela aktuale.