CLUB WORLD CUP

Bavarezët me Shaqirin, pushtojnë botën
21 December, 2013 @23:03
Bayern Munchen ka arritur të pushtojë botën në vitin 2013. Pas titullit kampion dhe Kupës së Gjermanisë në vendin e tyre, ata kane fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën europiane, ndërsa sonte kanë fituar edhe titullin botëror për klube.
Bavarezët kanë mposhtur në finale befasinë, Raja Casablanca, 2-0, në finalen e posapërfunduar në Maroko, që ishte nikoqirja e turneut.
Golat për fitoren e madhe të Bayernit i shënuan Dante (7’) dhe Thiago Alcantara (22’) për të përfunduar dilemën e fituesit të ndeshjes shumë shpejtë.
Me këtë fitore dhe me këto tituj të fituar të Bayernit, kosovari Xherdan Shaqiri bëhet shqiptari i parë që arrin të gjitha titujt botëror në futbollin ekipor të mundshëm për një stinor/vit kalendarik.