KOSOVARI

MU Official
Januzaj me gol në fitore
21 December, 2013 @18:22
Kosovari Adnan Januzaj ka shënuar sot golin e tretët të tij të stinorit në fitoren e Manchester Unitedit 3-1 ndaj West Ham Unitedit në Old Trafford.
Januzaj ka shënuar golin e dytë të skuadrës, pasi që epërsinë Manchesterit të David Moyesit ia kishte dhënë Danny Welbeck 10 minuta para tij (26’).
Për të konfirmuar fitoren e djajve të kuq, u përkujdes Ashley Young i cili shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes, para se Carlton Cole të shënojë golin e nderit për skuadrën mysafire nga Londra.
Kjo ka qenë fitorja e tetë e Manchester Unitedit këtë stinor, derisa Adnan Januzaj ka luajtur që nga fillimi i ndeshjes deri në minutën e 70-të të saj kur në vend të tij futet në lojë anglezi Young.
Rezultatet dhe tabela aktuale.