PREJ KAMPIONI TE KAMPIONI

REUTERS
Juventus rrëmben Menezin
20 December, 2013 @14:23
Sipas një njoftimi të botuar te prestigjiozja françeze sot, L’Equipe, Juventus është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mesfushorin këmbëshpejtë të Paris St Germainit, Jeremy Menez.
Menez 26 vjeçar që gjithnjë e më pak po gjen vend në ekipin e parë të Paris St Germainit, është i interesuar të gjejë vend në ekspeditën françeze për Kampionatin Botëror Brazili 2014. E për këtë ai duhet të luajë sa më shumë në gjysmëstinorin e mbetur.
E pasi që kjo po shihet se është vështirë e mundshme në Paris, Menez, të cilit i përfundon kontrata me kampionin e Francës në fund të këtij stinori - shumë lehtë mund të kalojë për një shumë të vogël te kampioni italian në afatin kalimtar të janarit.
Menez, ish lojtar i Sochauxsë dhe Monacosë, iu bashkua Paris St Germainit nga Roma në vitin 2011.