JACK WILSHERE

REUTERS
Humb dy derbi të qytetit
20 December, 2013 @10:57
Arseneali përveç që humbi nga Manchester City në xhiron e kaluar thellë 6-3, ka humbur edhe njërin ndër mesfushorët standard të ekipit për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme gjatë ndeshjes.
Jack Wilshere 21 vjeçar është zënë nga kamerat në ndeshje duke i treguar gishtin e mesëm të dorës publikut, gjë që referi i ndeshjes nuk e kishte vërejtur, por Federata angleze ka të drejtë dënimi retrospektiv.
Përkundër se Wilshere u ankua në suspendimin prej dy ndeshjeve, pasiq që kështu kishte vendosur fillimisht Komisioni Disciplinor i Federatës - ankesa e tij u refuzua dhe tashmë ai do të duhet të pushojë në dy ndeshjet e radhës.
Kështu, përveç ndeshjes ndaj Chelseat, të cilën pritej ta humbte për shkak të suspendimit, 21 vjeçarit të talentuar tashmë i shtohet edhe ndeshja ndaj West Hamit në Upton Park.