FIFA RANKING

BOROZANI/D.S
Shqipëria përfundon vitin e 57-ta
19 December, 2013 @15:29
Nga nëntori deri në dhjetor Shqipëria nuk ka lëvizur nga vendi i saj. Kombëtarja shqiptare dhe 571 pikët e saj e kanë lënë atë në vendin e 57-të të renditjes së FIFA-së në fund të vitit, prej nga presim Vitin e Ri.
Ekipet më të mira në botë nuk kanë luajtur nga vendi, ku TOP 10-shja mbetet ajo që ka qenë, duke ia nisur nga Spanja, që për 6 vite me radhë përfundon në vendin e parë, pastaj Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Portugalia, Uruguaji, Italia, Zvicra, Holanda dhe Brazili.