ROSSONERI

Danilo D'Ambrosio në duel me Paul Pogba/ REUTERS
Milan ndjek D’Ambrosion
19 December, 2013 @14:15
Rossonerët po vuajnë në mbrojtje këtë stinor dhe për këtë arsye janë duke kërkuar përforcime në këtë pozitë.
Sipas të përditshmes Tuttosport, Milan është duke shikuar mundësinë e marrjes së mbrojtësit italian të Torinos, Danilo D’Ambrosio.
Ndërsa për të arritur këtë marrëveshje më shpejtë, pasi që D’Ambrosios i skadon kontrata në fund të këtij stinori, Milan i ka ofruar zgjedhjen ‘Granatave’, Valter Birsan ose Riccardo Saponara me qira deri në fund të stinorit.
Milan e kërkon mbrojtësin 25 vjeçar që ka shënuar dy gola këtë stinor në Serie A në janar.
Deri më tani Milan ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Adil Rami dhe mesfushorit Keisuke Honda.
Milan është i vetmi ekip italian në TOP 16 të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Atletico Madridin, ndërsa në Serie A nuk i ka punët mirë pasi që gjindet në pozitën e dhjetë të tabelës.