Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDRES

Iniesta s’lëviz nga Barca

REUTERS

Iniesta s’lëviz nga Barca


19 December, 2013 @16:33

Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, ka pranuar të vazhdojë kontratën me klubin katalonas deri në qershor të vitit 2018. 

Me këtë Barcelona ka siguruar edhe një lojtar të ekipit aktual në periudhë afatmesme pas Lionel Messi, Critian Tello, Neymar dhe Sergio Busquets. 

Gjithashtu, Iniesta me nënshkrimin e kontratës së re, aktinn zyrtar të së cilës do ta bëj të hënën që vjen, i ka dhënë fund spekulimeve për kalim të mundshëm te Manchester United, pasi që David Moyes kishte shprehur interesim për atë.

Iniesta 29 vjecar ka debutuar për Barcelonën në stinorin 2002/03, kur trajner ishte holandezi Louis Van Gaal. Prej asaj kohe ai ka fituar 21 trofe me Barcelonën, prej të cilave edhe 6 tituj të kampionit në Spanjë dhe 3 trofe të Ligës së Kampionëve. 

Kontrata aktuale e Iniestës me Barcelonën përfundonte në qershor të vitit 2015.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga