I PANDALSHMI SUAREZ

REUTERS
Suarezpool
21 December, 2013 @15:44
Luis Suarez ka shpërblyer ekipin e tij me lidership të përkoshëm sot për kontratën e re të nënshkruar dje me klubin e tij.
Ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në një gol tjetër të ekipit për t’ia dhënë Liverpoolit fitoren e 11 në Premier League dhe për t’ia dhënë pozitën e lidershipit së paku derisa të zhvillohen të gjitha ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.
Liverpool ka qenë i pandalshëm sot, ndërsa kundërshtari uellsian, Cardiff City vetëm është dashur të kënaqet me aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit uruguajan në fushë.
Suarez ka shënuar në minutën e 25-të një gol me volej, për të asistuar në minutën e 42-të për Raheem Sterlingun, ndërsa ka vendosur fituesin në minutën e fundit të pjesë së parë të ndeshjes.
Uruguajani 26 vjeç është lider i Premier League me gola të shënuara. Ai sot ka shënuar golat numër 18 dhe 19 në Premier League.
Rezultatet dhe tabela aktuale.